Flash News

KRYESORE

Zhiti: Nuk kam president Nishanin, por Krishtin. Më rrëzoi për interesa personale

Zhiti: Nuk kam president Nishanin, por Krishtin. Më rrëzoi për

Duke e konsideruar 'shipfës', shkrimtari Visar Zhiti, njëherësh i ngarkuar me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan, i ka kthyer sot një përgjigje të gjatë, nëpërmjet gazetës Panorama, Presidentit Nishani. I cili e pat quajtur 'spiun' dhe me 'paqëndrueshmëri psiqike'. Ndaj këtyre akuzave, shkrimtari thotë 'le të hetohen' dhe 'i rrëzoj', ndërsa ndaj problemeve psiqike vëren se ai 'nuk do të jetë në unison me psikën e tij (Presidentit) për interesa të ulta. Zhiti që nga Chicago shkruan se nuk janë arsyet që ka dhënë Presidenti që ai e ka refuzuar si Ambasador në Vatikan, por janë të tjera, personale e meskine. Gjithashtu Zhti shall se nuk ka president Nishanin, por Krishtin duke iu përgjigjur kështu pretendimit të kreut të shtetit se Vatikani nuk do të pranonte një musliman. Debati u rihap pas një reagimi të shkrimtarit në kohën kur Presidenti dekretoi Famir Xhafajn si ministër të Brendshëm. Edhe pse, në logjikë të thjeshtë, të dërguarit me punë, i duhet të reagonte ndaj KM Rama që e propozoi ministrin, dhe më pas ndaj hallkës përmbyllëse, Presidentit Nishani.

Të fundit