Flash News

KRYESORE

Zhupa denoncon Veliajn: Shkeli ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij si anëtarë të asamblesë së PS

Zhupa denoncon Veliajn: Shkeli ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se ka shkelur ligjin duke zgjedhur 6 drejtorë të tij si anëtarë të asamblesë së PS.

Përmes një statusi në Facebook, Zhupa shkruan se drejtorët e bashkisë së Tiranës e kanë të ndaluar me ligj që të jenë anëtarë partie.

Ajo thekson se dorëheqja e tyre duhet të vijë menjëherë, teksa akuzon Veliajn se “kërkon t’i ngjajë Edi Ramës”.

Postimi i Ina ZHupës

Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtarë të asamblesë së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për t’i zënë vendin Ramës dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brendshme nuk na intereson!

6 Drejtor të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nëpunësit civil, që të jenë anëtarë të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nëpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

Këtë status të nëpunësit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:

1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;

2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;

3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;

4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;

5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti;

6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;

Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelësit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shpërdorimin e fondeve publike.

 

Të fundit