Flash News

KRYESORE

Zhupa: Ndryshohet ligji për t’i qepur një pozicion të ri pune gruas së nënkryetarit të bashkisë

Zhupa: Ndryshohet ligji për t’i qepur një pozicion të ri

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, përmes një statusi në Facebook hedh dyshime se ndryshimi i ligjit për proceduat e birësimit u bë për t’i gjetur një pozicioni të ri pune gruas së nënkryetarit të bashkisë së Tiranës, Denada Seferit.

Përmes disa dokumentave, Zhupa sqaron se më 9 tetor 2019 janë miratuar ndryshimet për ligjin në fjalë, pas propozimit qe kishte bere Ministria e Drejtesise.

Sipas Zhupës, propozimi për ndryshim nuk është në interes të fëmijëve por në interes të drejtuesve të institucionit.

Ne kete rast propozimi ska lidhje me femijet por eshte ne interes te drejtuesve qe do te emerohen qe mesa duket mund ti kene paracaktuar dhe po ju qepin vendin me ndryshime ligjore! Ne nje kohe kur ceshtje qe duhet te rregullohet ligji jane te shumta, si psh mosha e atyre qe biresojne e cila ska limit, si psh rregullimet per shtetasit e huaj qe biresojne ketu si rezident sa i kontrollon shteti me pas? Sa te sigurt jane? E shume ceshtje madhore qe lidhen me sigurine e femijeve nuk perfshihen, por behet nje ndryshim pa pyetur keshillin drejtues, pa konsulte te gjere ne komisionin e ligjeve dhe vetem per emrin qe duan te caktojne ne krye”, nënvizon Zhupa.

Të fundit