Flash News

KRYESORE

Zhvatën 40 mijë euro duke mashtruar për pasaporta bullgare, arrestohen burri dhe e reja

Zhvatën 40 mijë euro duke mashtruar për pasaporta bullgare,

Dy persona që mashtronin  dhe zhvatnin qytetarët duke u premtuar pasaporta bullgare në këmbim të parave janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen  për “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”. Të arrestustuarit janë Armando Kitai nga Dibra dhe Fatina B nga Gjirokastra, të dy me banim në Tiranë.

Policia njofton se nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Shtetësia”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Armando Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për drejtim automjeti pa Leje Drejtimi dhe Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë

Arrestimi i të sipërpërmendurve u bë pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar 25 persona të ndryshëm, të cilëve u kanë marrë në total një shumë prej 40 000 Euro, duke u premtuar se do t’i pajisnin me pasaporta të shtetësisë bullgare. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: Certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe Pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 dhe 186/2 e Kodit Penal. 

Të fundit