Flash News

KRYESORE

I zhvati 33 mijë euro biznesmenit italian, arrestohet 28-vjeçarja shqiptare

I zhvati 33 mijë euro biznesmenit italian, arrestohet 28-vjeçarja

Biznesmeni 58-vjeçar i cili pretendonte të niste një jetë të re me një grua shqiptare sa gjysma e moshës së tij ka përfunduar i zhvatur nga partnerja e tij.

Mediat italiane raportojnë se historinë e 58-vjeçarit dhe shkruajnë se në pranga ka rënë 28-vjeçarja Natasha Kaciqi e cila ka arritur të marrë nga italiani 33 mijë euro.

Sipas mediave italiani kishte nisur me të një marrëdhënie jashtëmartesore që zgjati gati 4 vjet me planet për të blerë edhe një shtëpi në Shqipëri. Por biznesmeni thotë se muajt e fundit shqiptarja e kërcënonte me bërjen e lidhjes publike duke i marrë shuma të mëdha parash. 58- vjeçari italian iu drejtua policisë e cila ngriti kurthin duke bindur shqiptaren të paraqitet në një takim ku do të merrte edhe 10 mijë euro të tjera. Në këto momente i janë vënë prangat bashkë me të dashurin e saj të ri. Autoritet italiane thonë se hetimet nuk kanë përfunduar.

 

 

 

Të fundit