Flash News

KRYESORE

“Zhvati gjithçka dhe zhyti vendin në krizë”, Tabaku vë në dukje dështimet e Ramës; zbulon planin e PD-së kur të vijë në pushtet

“Zhvati gjithçka dhe zhyti vendin në krizë”, Tabaku

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Rama se “ka zhvatur gjithçka dhe e ka zhytur vendin në krizë.” Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku sjell në kujtesë premtimet e Ramës para se të fitonte zgjedhjet e 2013 dhe të bëhej Kryeministër.

Sipas Tabakut, Rama në atë kohë u premtonte shqiptarëve se do të ulte taksat për ta dhe energjinë elektrike, si dhe do të hiqte taksën e biznesit të vogël dhe për ushqimet bazë, me pakë fjalë “premtonte parajsën.”

Ish-deputetja vë në dukje dështimin e kryeministrit edhe në hapjen e 300 mijë vendeve të punës, duke theksuar se Rama nuk mbajti asnjë nga premtimet e tij, por që kur PD të vij në pushtet do t’ju rikthejë punën, nderin dhe dinjitetin shqiptarëve të nëpërkëmbur qeveria aktuale.

Postimi i plotë i Tabakut:

7 vite më parë u premtonte shqiptarëve parajsën vetëm për të fituar pushtetin. Nuk mbajti asnjë premtim, por zhvati gjithçka dhe zhyti vendin në krizë. Kryeministri dhe qeveria në ikje janë mallkimi prej të cilit shqiptarët po largohen nga vendi. Këtë vit çdo ditë 20 shqiptarë kërkojnë azil në vendet e BE.

Kjo nuk është Shqipëria që ne duam. Shqiptarët meritojnë liri, mundësi, dinjitet dhe normalitet. Plani ynë dhe gjithë energjitë tona kanë për qëllim t’iu kthejnë shqiptarëve punën, nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur.

Të fundit