Flash News

KRYESORE

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar, Ndriçim Xhepa telefonon Xhaxhiun: Vendim i pakuptimtë, nuk na ishte thënë më parë

Zhvendosja e Teatrit Kombëtar, Ndriçim Xhepa telefonon Xhaxhiun:

Mëngjesin e sotëm  në emisionin “Mirmëngjes nga Xhaxhiu”, në Fax News, artisti i njohur Ndriçim Xhepa ka telefonuar dhe ka folur në lidhje me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, që sipas tij është e pakuptimtë.

“Realisht kërcitjen e dha dje, por ndoshta artistët u nxitën nga prononcimi i ministres se teatri do të shkojë te ‘Turbina’ dhe te Teatri Kombëtar do të vijë Teatri i Operas. Kjo nuk ishte thënë më parë. Të iki teatri që ka aty 70 vite dhe për dy vite të vijë Opera, nuk ka sens. Njerëzit janë mësuar aty me teatrin.  Përderisa ai ka ndejtur aty për 70 vite, mund të rrijë edhe për 72 të tjera”, u shpreh Xhepa.

Gjithsesi, Xhepa theksoi se nuk ka nevojë për debate të ashpra midis palëve, por artistët dhe Ministria të ulen dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin.

Projekti/ Si do të duket qendra multifunksionale ku Mirela Kumbaro do të fusë aktorët shqiptarë  

Të fundit