Flash News

KRYESORE

‘Zhvesh’ kostumin e ministrit, Cakaj voton në Kosovë: Jam si qytetar i thjeshtë, krenar me traditën demokratike të votimit

‘Zhvesh’ kostumin e ministrit, Cakaj voton në Kosovë: Jam

Gent Cakaj ka ‘zhveshur’ kostumin e ministrit të Jashtëm në Detyrë të Shqipërisë dhe sot është bërë pjesë e votimeve të përgjithshme në Kosovë.

Gjatë një prononcimi për ‘news 24’, Cakaj tha se sot votoi në shkollën “Shtjefën Gjeçovi”, në Prishtinë në cilësinë e qytetarit modest të Kosovës dhe jo si ministër i Shqipërisë.

Po ashtu, ai ka përcjellë edhe mesazhin e zgjedhjeve të qeta në Kosovë, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim në Shqipëri.

“Jam shumë krenar me traditën demokratike të votimit, përkundër sfidave të panumërta që ka kaluar Kosova. Përkundër tensioneve të brendshme politike, zgjedhjet janë shembull për modelet në rajon”, tha Cakaj.

Të fundit