Flash News

KRYESORE

Zhvillime nga ‘Volvo 4’/ Artan Hoxha: Po punohet për identifikimin dhe arrestimin e ‘xhuxhit’

Zhvillime nga ‘Volvo 4’/ Artan Hoxha: Po punohet për

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel analizoi zhvillimet e fundit në vend.

Teksa u ndal tek operacioni “Volvo 4”, gazetari Denis Dysnjaja e pyeti nëse është Vangjush Dako që pritet të arrestohet, sipas akuzave të PD, Artan Hoxha u përgjigj, se përmasat dhe posti i “xhuxhit” përkon edhe me drejtues, e ish-drejtues të të tjerë të pushtetit lokal në vend.

“Do të ketë arrestime të tjera. Grupi i hetimit po punon për identifikimin e “Xhuxhit”. Nisur nga përmasat fizike, ka disa drejtues dhe ish-lokalë që i përmbushin kushtin për të qenë ‘xhuxhi’, u shpreh Artan Hoxha duke shtuar se: “Skema ka qenë shumë më e ndërlikuar se sa e njohim ne. Në vijimësi do të ketë arrestime të tjera”.

Të fundit