Flash News

KRYESORE

Zhvillime te Partizani, Olsi Rama i tregon derën Luciano Moggit

Zhvillime te Partizani, Olsi Rama i tregon derën Luciano Moggit

Pas emërimit si Drejtor i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka nisur të reformoj administratën e klubit. Sipas informacioneve brenda klubit të kuq, e ardhmja e Luciano Moggi si këshilltarë i presidentit Gazmend Demi është në dyshim, pasi ky i fundit nuk ka raporte të mira me Ramën.

Një lajm i tillë u konfirmua edhe nga ish-trajneri Sulejman Starova, i cili theksoi në emisionin ‘Proçesi Sportiv’ se legjenda italiane nuk do të rikthehet tek ‘Demat e Keq’.

Starova tregoi bisedën e fundit me ish-drejtorin e Juventusit. “Kështu si erdhi puna, do flas me presidentin dhe miqtë e mi në Tiranë dhe nuk kthehem më,  'më tha Moggi në telefon”, tregoi Starova.

Të fundit