Flash News

KRYESORE

Zhvillohet përballja e parë Shullazi-Tahiri, si u soll ‘i forti’ përpara ish-ministrit dhe çfarë u tha në gjyq

Zhvillohet përballja e parë Shullazi-Tahiri, si u soll ‘i

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë dëshmuar sot për çështjen "Shullazi" Haki Çako dhe Saimir Tahiri. Tahiri u shpreh se fillimisht  është vënë në dijeni për kërcënimin ndaj profesorëve Kule dhe Rrokaj, nga një denoncim i Sali Berishës. Më pas ai u shpreh se ka takuar dy  profesorët të cilët kanë pohuar se janë kërcënuar nga Shullazi.

“Pse nuk është thirrur Berisha në gjykatë? Kështu është kur gjykata merret me politikë!” mësohet të ketë thënë Tahiri, duke i kërkuar Prokurorisë që të thirret Berisha për të dëshmuar, pasi ka qenë ai i cili është informuar i pari për kërcënimin ndaj profesorëve. Ndërsa Shullazi nuk ka reaguar për dëshminë e Tahirit, por ka kërkuar që të thirret Berisha për të dëshmuar.

Edhe Haki Çako ka dëshmuar se  Dhori Kule i ka pohuar që është këcënuar nga Shullazi. Të tjerë persona pritet të dëshmojnë në vijim.

Emiljano Shullazi u arrestua më 16 prill 2016 bashkë me Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin e profesorëve. Disa muaj më vonë u arrestuan edhe dy anëtarët e tjerë të bandës.

 

Të fundit