Flash News

KRYESORE

Zhvillohet turneu “Xhudo për paqe” në Pejë, shpallen xhudistët më të mirë

Zhvillohet turneu “Xhudo për paqe” në Pejë, shpallen

“Xhudo për paqe”, një turne i organizuar nga Federata e Xhudos në Kosovë dhe Klubi “Ippon”, u zhvillua në Pejë, ku morën pjesë shumë sportistë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të tjera të huaja, mes të cilave edhe Turqia.

Në këtë kompeticion, xhudistët garuan në disa kategori ku nuk munguan trofetë për sportisten dhe sportistin më të mirë të këtij të garës.

Fatona Kasapi, që është pjesë e klubit “Ippon” të Pejës, u shpall xhudistja më e mirë për femra, ndërsa për meshkuj, fitues u shpall Festim Beqiri.

Trajneri Driton Kuka është shprehur se ky turne është i rëndësishëm për të gjithë ata që dëshirojnë arenën ndërkombëtare.

“Në Pejë një ditë e bukur me xhudo. Gara do jetë e rëndësishme për ata që pretendojnë arenën ndërkombëtare. Ekipi Olimpik në krye me Majlinden do jenë prezent për të takuar garuesit perspektiv dhe përkrahur sportistët e rinj!”, shkruan ai

Në përfundim të garës, Beqiri u shpreh se rezultati i arritur prej tij në këtë turne erdhi si pasojë e përgatitjes së mirë fizike dhe asaj psikologjike, duke shtuar se objektivat e tij tani janë Kampionati Botëror i Xhudos dhe Lojërat Olimpike të Tokios.

Ndërkohë, në këtë turne i pranishëm ishte edhe ekipi i Vllaznisë së Shkodrës, për të cilin kjo është e disatë që merr pjesë në të.

Të fundit