Flash News

KRYESORE

Zhvlerësimi i Euros me 10%, Gjosha: Rrënim i ekonomisë shqiptare

Zhvlerësimi i Euros me 10%, Gjosha: Rrënim i ekonomisë shqiptare

Deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, zhvlerësimin e Euros gjatë viteve të fundit me rreth 10% e sheh si tejet problematike.

Në një reagim Facebook, Gjosha shprehet se “e gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare”.

Reagimi i Klajda Gjoshës:

Zhvlerësimi i Euros është komentuar shumë pak nga qeveria gjatë vitit të fundit, duke u munduar të sjellin spjegime për ta portretizuar këtë situatë si normale!

Në fakt ky është një fenomen shqetësues për shumë qytetarë dhe biznese, por njëkohësisht tregon shumë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Vetëm gjatë vitit të fundit Euro ka humbur 10% të vlerës së saj! Cudia më e madhe është se kjo ka ndodhur vetëm në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e tjera euro ka treguar qendrueshmëri!

E gjithë kjo histori ka vetëm një të vërtetë, injektimin në ekonomi të “parave të pista” dhe kjo është një marrëzi që nëse nuk ndalet rrezikon të fundosë ekonominë shqiptare!

 

Të fundit