Flash News

KRYESORE

Zhvlerësohet Lira, Erdogan thirrje turqve: Shisni eurot e dollarët

Zhvlerësohet Lira, Erdogan thirrje turqve: Shisni eurot e dollarët

Lira (monedha turke) ka pësuar zhvlerësim të ndjeshëm së fundmi për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u bën thirrje turqëve që të mos përdorin as Euro dhe as Dollar dhe që të fuqizohet Lira.

Erdogan gjithashtu tha se është për keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andreë Brunson, një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm, përpara se të zgjedhin si aleat strategjik Ankaranë.

Sanksionet dhe kërcënimet e SHBA me tarifa kanë çuar pothuajse në kolapsin e valutës turke, e cila vetëm më 10 gusht ka rënë për 19%.

Kujtojmë që sHBA dhe Turqia kanë patur marrëdhënie të tensionuara kohët e fundit lidhur me disa çështje, si Siria, ambicia e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes nga Rusia dhe rasti i pastorit amerikan, të ndaluar në Turqi.

Lexo më shumë këtu

Të fundit