Flash News

KRYESORE

Zi në familjen e Ylli Ndroqit, biznesmeni humbet të vëllain për shkak të COVID-19: Përse u ngjite lartë kaq shpejt? Pse na le bosh?

Zi në familjen e Ylli Ndroqit, biznesmeni humbet të vëllain

Ndahet nga jeta pas infektimit me COVID-19, vëllai i biznesmenit Ylli Ndroqi, Lulzim Pasmaçiu. Mësohet se, Pasmaçiu kishte disa ditë që ishte i infektuar me koronavirus, dhe madje ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” për t’u kuruar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Ylli Ndroqi, përmes dedikimit të një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do të bëhet me mua tani, Luli im? Vëllai im, gjysma ime…Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im, përse u ngjite lart kaq shpejt, përse? Përse  Zoti të mori, përse na le bosh? Si do ja bëj vëllai im, si do ja bëj unë pa ty?”, shkruan Ylli Ndroqi.

Të fundit