Flash News

KRYESORE

Zidane publikon listën, dënon mistrecin dhe ka dy mungesa të rëndësishme

Zidane publikon listën, dënon mistrecin dhe ka dy mungesa të

Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Galatasaray-t. Ai nuk ka thirrur për këtë sfidë Vinicius Junior. Braziliani nuk ka bërë mirë me madrilenët dhe francezi është dorëzuar.

I riu luajti në ndeshjen e barazuar pa gola ndaj Real Betisit, por nuk la gjurmë. Mungesa e tij nuk është e vetmja, pasi bashkë me brazilianin mungojnë dhe Bale e James. Uellsiani është i dëmtuar, ndërsa kolumbiani nuk është stërvitur me ekipin, pasi gruaja e tij solli në jetë djalin e vogël.

Reali duhet të fitojë me patjetër ndaj turqve, pasi përndryshe rrezikojnë të mbeten në grup. "Los Blancos" nuk po kalojnë një sezon të mirë deri tani dhe vazhdimi i Zinedine Zidane është vënë në pikëpyetje.

Të fundit