Flash News

KRYESORE

Zijadin Sela: Sulmi, atentat ndaj nevojave që shqiptarët kanë në Maqedoni

Zijadin Sela: Sulmi, atentat ndaj nevojave që shqiptarët kanë

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë i quajti atentat ndaj nevojave që shqiptarët kanë këtu në Maqedoni.

“Ishte gjithçka që ne kemi bërë jemi munduar që nevojat e shqiptarëve ti artikulojmë politikisht atentat ndaj nevojave që shqiptarët i kanë këtu në Maqedoni. Na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill dhe do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve këtu në Maqedoni t’i artikulojmë politikisht akoma më fuqishëm”, deklaroi Sela.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë kërkesat e Aleancës për shqiptaret për pjesëmarrje në Qeverinë e re Sela u përgjigj se partia e tij është për qeverisje në shërbim të qytetarëve.

Mes tjerash Sela tha se ndryshimi ka filluar dhe këtë do e shikojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Kreu i LR-PDSH-së tha po ashtu se përpara se të kërkojë përgjegjësi politike për 27 prillin ai do të kërkojë përgjegjësi politike për “Sopotin”, zbardhjen e procesit të montuar politk “Monstra” dhe shumë proceseve tjera. Ndërkohë Sela edhe njëherë përsëriti qëndrimin se ai nuk do të heq dorë nga Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare./Alsat-M

 

Të fundit