All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zjarr masiv në festivalin e famshëm në Kroaci ku performojnë yjet e muzikës pop

All - Paragraf - 1

Festivali i famshëm i muzikës pop në Kroaci ‘Fresh Island festival’ është ndërprerë për shkak të një zjarri, mbrëmjen e djeshme.

All - Paragraf - 3

Sipas BBC, qindra njerëz u detyruan të largoheshin nga Plazhi i Zrce në mbrëmje, pas zjarrit që përfshiu pyjet rrotull.

Zjarri detyroi mbylljen e rrugës në qytetin më të afërt, Novalja, duke parandaluar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

Policia ka shoqëruar vizitorët nëpër autobuza duke u kujdesuar për ta.

Në një deklaratë në Twitter këtë mëngjes, organizatorët e festivalit njoftuan:

"Siguria e fansave është tepër e rëndësishme për ne dhe kemi punuar me shërbimet e emergjencës për të mbajtur zjarrin nën kontroll gjatë orëve të ardhshme, duke transportuar vizitorët jashtë vendit, ku të jenë të sigurt”.

Fresh Island është shndërruar tashmë në një prej eventeve muzikore më të njohura në Europë, ku kanë performuar yje të hip hop-it si Wizz Khalifa, The Game, Chris Brown, French Montana, Pusha T.

Të fundit