Flash News

KRYESORE

Zjarr në apartamentin te Kinostudio, nxirren jashtë dy fëmijët

Zjarr në apartamentin te Kinostudio, nxirren jashtë dy

Një pallat në Kinostudio është përfshirë nga flakët pak minuta më parë. “News24”, bën me dije se zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit pranë komisaritit nr.4.

Zjarrfikëset kanë nxjerrë nga banesa dy fëmijëve të cilët rrezikuan asfiksinë brenda në banesë. Një 15 vjeçare është dërguar në spital, ndërsa vijon ende evakuimi i banorve.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin, ndërsa drejt vendngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Raportohet për dëme materiale, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit