Flash News

KRYESORE

Zjarr në Kaliforni, shkrumbohet shtëpia e yllit amerikan

Zjarret në Kaliforni kanë djegur e shkrumbuar ç’u ka dalë përpara. Në media është raportuar se dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Madje, së fundmi nga flakët është djegur edhe shtëpia e prezantueses së njohur amerikane, Camille Grammer.

Zjarrfikësit u përpoqën që të shuanin flakët, por zjarri ishte shumë i madh dhe për pasojë vila e saj u përpi nga flakët.

Deri tani numërohen rreth 177 shtëpi që janë djegur nga zjarri në Woolsey, mes tyre edhe të personazheve të njohur publikë.

Të fundit