Flash News

KRYESORE

Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë në spital një grua

Zjarr në një banesë në Tiranë, ndërron jetë

FOTO ILUSTRUESE

Ndërron jetë në spital një grua e moshuar, banesa e së cilës një ditë më parë u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Sali Butka’ në kryeqytet, në apartamentin ku jetonte 76-vjeçarja Ganie Basha.

Si pasojë e flakëve, ajo u asfiksua, por ndërhyrja e forcave të zjarrfikësve bënë që gruaja të dërgohej menjëherë në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Të fundit