Flash News

KRYESORE

Zjarr në një fasoneri në Fushë-Krujë, e gjithë zona pa energji elektrike

Zjarr në një fasoneri në Fushë-Krujë, e gjithë

Disa magazina boshe dhe një ofiçinë janë përfshirë nga flakët ditën ne sotme, pas djegies së mbetjeve të fasonerive dhe fabrikave të cilat hidhen në grumbullimin e mbeturinave tek ish-ndërmarrja e Fushë-Krujës.

Zjarri ndodhet afër disa banesave dhe e gjithë zona ka mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se nga zjarri dëgjohen edhe shpërthime fishekësh e municione të fshehura në këtë vendgrumbullim plehrash.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Të fundit