Flash News

KRYESORE

Zjarr në një tjetër çerdhe në Tiranë, Akil Kraja ngre dyshimet: Mos ua kanë vënë syrin për kulla me PPP?

Zjarr në një tjetër çerdhe në Tiranë, Akil Kraja

Ditën e djeshme u shënua një tjetër rast zjarri në një çerdhe në Tiranë. Çerdhja me numër 16 u përfshi nga flakët dhe paraprakisht dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja e shikon me dyshim këtë rast. Ai ngre dyshimet nëse i është vënë syri ndonjë trualli çerdheje në Tiranë për ta shembur e në vend të tyre të ngrihen kulla me PPP, siç po ndodh edhe me Teatrin Kombëtar.

Zjarr në një tjetër çerdhe të Tiranës. Rastësi? Dështimi i radhës së fushatës propagandistike të rindërtimit të çerdheve të para dy viteve? Apo mos vallë i kanë vënë syrin trualleve të tyre për kulla me PPP? Një kat çerdhe, ca kate zyra e ca kate apartamente... pse jo? Shkollat e Tiranës me PPP dhjetëra miliona eurosh po bëhen...”, shkruan Kraja në Facebook.

Të fundit