Flash News

KRYESORE

Zjarr në qendrën e azilantëve në Gjermani, humb jetën 28 vjeçarja shqiptare

Zjarr në qendrën e azilantëve në Gjermani, humb jetën

Ka rezultuar fatal për jetën e 28 vjeçares shqiptare, zjarri që përfshiu ditën e djeshme një qendër e azilantësh në Gjermani. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 16:30, në katin e dytë të ndërtesës Clemensheim të Bad Driburg-ut.

Fatkeqësisht 28 vjeçarja shqiptare nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de.

Gjithashtu mediat gjermane raportojnë se mbi 100 persona të ekipeve të shpëtimit janë mobilizuar menjëherë, duke bërë evakuimin e personave në godinë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Të fundit