Flash News

KRYESORE

Zjarr në rafinerinë më të madhe të Evropës 

Zjarr në rafinerinë më të madhe të

Një zjarr gjigant përfshiu dje në mbrëmje vonë rafinerinë më të madhe në Evropë të kompanisë së njohur holandeze të naftës ”Shell” në Roterdam duke provokuar mbylljen e disa pjesëve të saj.

“Zjarri shpërtheu në një central të voltazhit të lartë në rafinerinë ‘Shell Pernis’ në Rotterdam. Zjarri u vu nën kontroll nga zjarrfikësit vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:00 GMT, megjithatë flakë gjigante duken ende nga rafineria” tha një zëdhënës i ”Shell”-it.

Nuk ka njoftime për viktima apo për ndotje të ajrit.

Rafineria ”Shell Pernis” në Roterdam me rreth 60 fabrika është rafineria më e madhe në Evropë.

 

Të fundit