Flash News

KRYESORE

Zjarre apokaliptike në Amerikë, evakuohen mbi 500.000 njerëz

Zjarre apokaliptike në Amerikë, evakuohen mbi 500.000 njerëz

Më shumë se 500,000 njerëz ose 10% e popullsisë së shtetit të Oregon-it janë detyruar të evakuohen pasi zjarret apokaliptike po përfshijën të gjithë vendin dhe sipas autoriteteve, të paktën 15 persona kanë vdekur.

Situata është e vështirë në Oregon, ku flakët  e zjarrit që nuk janë parë në të paktën tre dekada kanë shkatërruar të paktën pesë qytete.

Të enjten në mbrëmje, Presidenti Donald Trump miratoi një deklaratë emergjente, duke mundësuar ndihmën federale për të forcuar përpjekjet lokale. Guvernatorja e shtetit, Kate Brown, tha se më shumë se 900,000 hektarë janë djegur në të gjithë shtetin në ditët e fundit, gati dyfishi i sasisë së tokës që digjet zakonisht në një vit tipik.

"Ne kurrë nuk e kemi parë këtë sasi zjarri të pakontrolluar në të gjithë shtetin," tha Broën.

Zyra e Oregonit për Menaxhimin e Emergjencave tha se aktiviteti i zjarrit u bë edhe më i rrezikshëm në Oregonin veriperëndimor ndërsa kushtet e nxehta dhe me erë vazhdonin. Hetuesit e zjarrvënies kanë hapur një hetim për origjinën e dyshimtë të një zjarri vdekjeprurës që filloi në qytetin e Ashland dhe shkatërroi qindra shtëpi.

Dhe në pjesën veriore të Kalifornisë, të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë zhdukur mes zjarrit që ka mbërthyer këtë rajon.

Zjarri filloi në Ashland të martën dhe lëvizi shpejt në veri, duke shkatërruar qytetet Talent dhe Phoenix dhe duke detyruar evakuimin e pjesës më të madhe të qytetit të Medford.  Autoritet bëjnë me dije se zjarri tani është objekt i një hetimi penal, i cili po kërkon të përcaktojë nëse ishte ndezur qëllimisht apo jo.

Të fundit