Flash News

KRYESORE

Zjarre masive në Mat, forcat zjarrfikëse kërkojnë ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për neutralizimin e flakëve

Zjarre masive në Mat, forcat zjarrfikëse kërkojnë

Zjarri i rënë një ditë më parë në zonën e quajtur Kongrazhd në afërsi të Burrelit ka marrë përmasa akoma më të mëdha dhe pavarësisht ndërhyrjes së bërë nga forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mat, të shërbimit pyjor, zjarrfikëses së Bashkisë Klos dhe forcave të ushtrisë nuk është arritur neutralizimi i zjarrit.

Mësohet se sipërfaqja e përshkuar nga flakët ka arritur në mbi 60 hektar tokë pyjore dhe përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë, ndërkohë që vatra është ende aktive.

Drejtori i Politikave Ekonomike, Bujqësisë dhe Menaxhimit të pyjeve në Bashkinë Mat, Vebi Stana, ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri.

Stana ka shtuar se ka dyshime që zjarri është i qëllimshëmdhe se 5 vatra zjarri janë shfaqur vetëm në Mat.

Kujtojmë se zjarre masive kanë prekur edhe zona të tjera pyjore të vendit, ku dje u shënua një rast në Fier dhe para ca ditësh në Krujë.

Të fundit