Flash News

KRYESORE

Zjarret aktive prej 2 javësh, kreu i PD në Mirditë thirrje qeverisë: Shkunduni o rob se latë nam

Zjarret aktive prej 2 javësh, kreu i PD në Mirditë thirrje

Prej dy javësh pyjet e Zejmenit në Lezhë vijojnë të digjen teksa zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe ka përparuar në territorin e Bashkisë Mirditë.

Flakët janë aktivizuar akoma më shumë ditën e sotme, të favorizuara edhe nga era, çfarë ka bërë që zjarri të afrohet drejt fshatërave Bulger, Katundi Vjetër dhe Rubik, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike në Mirditë ka reagur teksa denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat Civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri.

Ai shprehet se qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusura tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti.

“Siç duket qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusura tek problemet zgjedhore se sa tek problematikat emergjente qe ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikimi sado minimal në këto zona. Katundi vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit të turizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor, një nga bukuritë e mahnitshme të këtij destanacioni turistik.

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave përgjegjëse të Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtare nga zjarri pasi sipas banorëve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin e zjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat dhe jetën e banorëve të Bulgerit. Rubiku jashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë që Katundi Vjetër si destanacioni turistik është përfshirë te “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për zhvillimin e turizmit malor “jo vetëm nuk mbështetet por të paktën të ndihmohet për të ruajtur bukuritë e natyrës saj të mahnitshme?!!Shkunduni o rob se latë nam e se kuptoni se jeni ba qesharake në sytë të komunitetit!!!", shkruan Ruçi.

Të fundit