Flash News

KRYESORE

Zjarret/ Deputetja e PD sulmon ministrin e Mjedisit, Koka: Papërgjegjshmëria totale po shokon çdo shqiptar

Zjarret/ Deputetja e PD sulmon ministrin e Mjedisit, Koka:

Nese kane reaguar te gjitha strukturat qeveritare dhe partiake per zjarret, Ministria e Mjedisit e ministri Lefter Koka nuk duken gjekundi. Atyre nuk "u ben" aspak pershtypje situata dhe po merren me pastrimin e mjedisit..., edhe keto dite qe u kane mbetur. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka reaguar për zjarret në qarkun e Dibrës, ndër të tjera ka thënë se qeveria ka edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve. Teksa nenvizon se qeveritarët po pushojnë nëpër plazhe duke mos u shqetësuar për zjarret. Në këtë rast, Çupi i referohet Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, nga rradhët e LSI.

“Ta mendosh që shqiptarët paguajnë edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve e kullotave. E kjo ministri nëse do të ishte sadopak e kujdesshme duhet të merrte masa për dëmet ekologjike dhe mjedisore që po i shkaktohen vendit tonë nga djegia e pyjeve….Strukturat per mbrojtjen e pyjeve dhe kontrollin eshte minimalist. Ne Bulqize ka vetem 3 specialiste ne mijera hektarë pyje. Edhe në Diber e në Mat e njëjta situatë. Mungesa e theksuar e ndërgjegjes nuk justifikon papergjegjshmerinë totale e cila shokon çdo shqiptar. “-shkruan ajo.

 

Të fundit