Flash News

KRYESORE

Zjarret djegin vendin, zgjohet Edi Rama dhe pas 4 vitesh në pushtet u kërkon llogari kundërshtarëve

Zjarret djegin vendin, zgjohet Edi Rama dhe pas 4 vitesh në pushtet u

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e rëndë ku ndodhet vendi si pasojë e zjarreve që janë përhapur kudo. Rama thekson se kapacitetet e Shqipërisë për t’u përballur me këtë situatë është shumë e ulët dhe pas katër vitesh në pushtet, sërish u kërkon llogari kundërshtarëve politikë.

Kryeministri paralajmëron për rritje të kapaciteteve në vitet e ardhshme për t’u përballur me situata të tilla.

Reagimi i Edi Ramës:

SHTETI NË KRYE TË DETYRËS

Vijojnë aksionet për vënien nën kontroll dhe shuarjen e vatrave të zjarreve në këto ditë temperaturash ekstreme, të cilat kanë ndikuar rëndshëm në një situatë të paprecedentë zjarresh në mbarë mesdheun. Për përballmin e situatës janë angazhuar deri më sot 8261 vajza e djem nga Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, stafet e bashkive si edhe vullnetarë, të mbështetur me 973 mjete tokësore dhe 5 mjete ajrore (2 helikopterë dhe 3 avionë). Situata mbetet e vështirë edhe për ditët në vijim që vala e të nxehtit të jashtëzakonshëm do të jetë prezente në territorin tonë.

S'ka dyshim se kapacitetet tona mbeten të ulëta përballë këtij kërcënimi kaq serioz dhe në katër vitet e ardhshme do të përpiqemi seriozisht për rritjen e këtyre kapaciteteve. Sidoqoftë, faktet flasin vetë qoftë për punën kolosale që është bërë në kushte tejet sfiduese, qoftë për kujet e krismat digjitale të atyre që duhet të japin llogari e jo të kërkojnë llogari. Nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre dhe ky numër pritet të ulet në orët në vijim falë gatishmërisë maksimale, koordinimit të plotë dhe bashkëpunimit të lartë mes institucioneve vendore e qendrore.

Të fundit