Flash News

KRYESORE

Zjarret, dy avionë grek vijnë në ndihmë, Emergjencat Civile: Ja ku duhet të telefononi

Zjarret, dy avionë grek vijnë në ndihmë, Emergjencat Civile:

Vatrat e zjarrit kanë mbërthyer vendin nga veriu në jug dhe për shkak të temperaturave të larta mbajtja nën kontroll e tyre bëhet dhe më e vështirë.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 7 vatra zjarri në Elbasan, Vlorë, Dibër, Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë që në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Megjithatë këto nuk kanë mjaftuar për të përballuar këtë situatë jo të favorshme të krijuar nga vatrat e zjarrit dhe ndihmës për shurajen e zjarreve në vend i janë bashkangjitur edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek për pjesën e Llogaras.

Ndërkohë që drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Të fundit