Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zjarret, edhe 13 vatra aktive në vend. Mbërrijnë nga Gjermania dy helikopterë Viva
Emergjencat Civile edhe sot bëjnë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 13 vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë territorin e vendit. Forcat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në të gjitha rastet pavarësisht terrenit të vështirë. Në operacione për shuarjen e flakëve janë angazhuar 50 zjarrfikës me 15 automjete, 12 forca nga Policia e Shtetit, 30 ushtarë, 22 forca vullnetare si dhe punonjës të pyjores dhe bashkive. Me kërkesë të Emergjencave Civile ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë nga Gjermania edhe dy helikopterë të “Viva helicopters”. Gjatë ditëve të fundit helikopterët Viva po punojnë nga mëngjesi deri në darkë për shuarjen e flakëve. Të mërkurën, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër. Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa.
Emergjencat Civile përsëritin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.
QARKU DIBËR
– Zjarri i rënë një ditë më parë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha, në fshatin Llapushë, Klos ka vazhduar edhe ditën e sotme. Shërbimi zjarrfikës Burrel e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Forcat ushtarake që kanë shkuar në mbështetje të zjarrfikësve kanë filluar operacionin në mëngjes dhe zjarri ka tendencë drejt shuarjes së plotë. Flakët e zjarrit janë shumë larg nga zona e banuar.
– Në vendin e quajtur “Fusha e Lopës” Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pemë ahu. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset kanë shuar zjarrin duke përdorur mjete rrethanore. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha më shkurre dhe pemë ahu.
– Në Qafë Buall, Bulqizë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.5 ha me shkurre, dushk dhe pisha të ulëta.
QARKU SHKODËR
– Në Postribë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 30 forca ushtarake. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2.5 ha me shkurre dhe pisha.
QARKU VLORË
-Zjarri i rënë një ditë më parë në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha, në malin Mile të bashkisë Konispol, po vazhdon edhe ditën e sotme. Për shkak të terrenit të thyer malor është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Helikopteri ka ndërhyrë disa herë duke vendosur zjarrin nën kontroll. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme nga forcat ushtarake dhe forcat e bashkisë. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe pyjore rreth 90 ha me shkurre, lisa dhe drurë ahu.
– Në fshatin Kalasë, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me kullota private. Zjarrfikëset për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të ndërhyrë për të shuar zjarrin. Zjarrfikësit kanë mbajtur nën kontroll perimetrin e zonës në mënyrë që flakët mos ti afroheshin në zonën e banuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 150 ha kullotë.
QARKU FIER
-Në fshatin Ardenicë, Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe 5 rrënjë ulliri.
QARKU LEZHË
-Në kurorën e qytetit të Laçit, në lagjen nr. 3 ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.
QARKU GJIROKASTËR
-Në fshatin Kuqar, Këlcyrë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe dengje bari.
-Në qytetin e Libohovës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 dynym me shkurre si dhe u përshkuan nga flakët 95 rrënjë ulliri dhe 130 rrënjë dardhë.
QARKU KORÇË
– Në fshatin Zaroshkë, Pustec ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk i ulët dhe pisha. Pas disa orë punë zjarri është vendosur nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, dushk i ulët dhe pisha.
– Në afërsi të doganës Qafë Thanë, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.
QARKU ELBASAN
-Në fshatin Kamuna, Cërrik ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38