Flash News

KRYESORE

Zjarret, Kodheli qan hallin e Ministrisë: Ndërhyrja na ka kushtuar mbi 300 milion lekë

Zjarret, Kodheli qan hallin e Ministrisë: Ndërhyrja na ka kushtuar mbi

Sot duket një ditë më e qetë përsa u përket zjarreve. Janë shuar vatrat e zjarrit aktive dhe shumë pak vatra të reja ka në krahasim me ditët e tjera. Duke përfituar nga situata ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, doli para mediave për të bërë një deklaratë sqaruar situatën ku janë angazhuar shumë forca të Ushtrisë. Kodheli e quajti situatën e zjarreve “realisht shumë, shumë të vështirë” dhe bëri thirrje për ndërgjegjësim të popullatës. “Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar mbi 30 milionë lekë të reja. I bëj thirrje qytetarëve të na ndihmojnë për ta përballuar këtë situatë por dhe të mos e krijojnë”.

Ministria shtoi se zjarret kanë shkaktuar shumë dëme  materiale madje ka pasur edhe dëme në njerëz, por sipas saj, deri tani janë 102 operacione në të cilat janë përfshirë forcat e armatosura për të shuar vatrat e zjarreve në të gjithë territorin dhe Ministrisë së Mbrojtjes i kanë kushtuar deri tani mbi 30 milionë lekë të reja. Ministria Kodheli duket sikur doli të sqarojë situatën financiare të ministrisë së saj, sesa koston e lartë të dëmeve të shkaktuara në terren nga zjarret e shumta. Me këtë llogari të ministres, më të mëdha janë “dëmet” në Ministrinë e Mbrojtjes se në terren, pasi pjesa më e madhe e dëmeve janë shkurre e bimësi.  

Të fundit