Flash News

KRYESORE

Zjarret në Greqi/ Ambasada në Athinë thirrje shqiptarëve: “Telefononi në këtë numër për çdo nevojë”. Meta letër për Pavlopoulos

Zjarret në Greqi/ Ambasada në Athinë thirrje shqiptarëve:

Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka reaguar për situatën emergjente të zjarreve që ka përfshirë vendin fqinj. Ambasada shqiptare ka shprehur ngushëllim për familjet e viktimave, numri i të cilëve ka arritur në 60, dhe ka theksuar mbështetjen për autoritetet greke.

Në reagimin e ambasadës ështgë publikuar edhe numri +306941658183, ku shqiptarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarret mund të telefonojnë për çdo nevojë.

“Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi theksojmë mbështetjen tonë ndaj autoriteteve greke. Ambasada ka kontaktuar me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t'i drejtohen Ambasadës në nr. +306941658183”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Shqipërisë.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut Prokopis Pavlopoulos. Në letër, Meta shprehet i tronditur për situatën në Greqi dhe lutet që të mos ketë viktima të tjera. Ai siguron homologun grek se në këto momente të vështira, populli shqiptar do të jetë pranë popullit grek.

“Nëna të vdekura me fëmijët në krah”, “numri i viktimave mund të jetë me tre shifra”; dëshmitë rrënqethëse që vijnë nga Greqia

Letra e Metës:

Zoti President,

Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.

Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.

Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.

Të fundit