Flash News

KRYESORE

Zjarret në Greqi, reagon Bushati: Jemi pranë fqinjit tonë në këto momente të vështira

Zjarret në Greqi, reagon Bushati: Jemi pranë fqinjit tonë në

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të zjarreve në Greqi, ku mbetën të vdekur të paktën 60 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Bushati ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, si edhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve, numri i të cilëve është mbi 170.

Ai gjithashtu është ka shtuar se për çdo nevojë qytetarët mund t'i drejtohen Ambasadës në Athinë.

Reagimi i plotë:

Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, #Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave. I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi.

Albania in Greece - Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura. Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Për çdo nevojë qytetarët t'i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183.

Të fundit