Flash News

KRYESORE

Zjarret në Kaliforni përpijnë edhe vilën e Valbona Çobës, e ëma: Fëmijët dolën natën të tronditur, s’morën asnjë lodër

Zjarret në Kaliforni kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme gjatë ditëve të fundit, përfshirë edhe një bilanc të rënduar viktimash.

Deri tani, mediat e huaja raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 42, ndërsa 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa flakët vazhdojnë të jenë aktive dhe përpijnë gjithçka që u del përpara.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa mes vilave të shkrumbuara renditet tashmë edhe ajo e ish-miss Albania, Valbona Çoba, e cila jeton prej vitesh larg Shqipërisë.

Nëna e saj, Reshida Çoba ka publikuar fotot e vilës së djegur dhe se si e kishte përjetuar familja dhe fëmijët momentin kur shtëpia u përfshi nga flakët.

Statusi në rrjetet sociale:

“Vetem mbreme, kjo ishte shtepia e vajzes sime te shtrenjte Valbona Coba qe gumezhinte nga te qeshurat,lojrat e tre engjejve te saj,tre perendive te miat.Ndikuar nga zjarret ne Los Angeles,luanin si zjarrfiksa,te paret nxirrnin femijet jashte,ju thoshnin...nje loder do marresh vetem e dil.Fjeten te qete ne endrrat e tyre se kishin shpetuar njerez, femije por mbas mesit te nates u ngriten te tronditur,te detyruar te dilnin shpejt nga shtepia...nuk morren dot asnje loder.Flaka e kuqe po kercenonte gjithcka njerezore.Ishte fatkeqesi natyre ne te gjitha dimensionet.Te gjithe qane,Valbona ishte me e tronditura...po digjej nje shtepi e tere,vite te tera te saj si nene, gjera te dashura private,kujtime Ajo qe duhej te qante e fundit isha une...qava,e lashe veten me deshire te ndihej aq keq,sa ishte realiteti.E rendesishme eshte...te gjithe jane mire !

Të fundit