Flash News

KRYESORE

Zjarret në vend, Demiraj: Situata është shumë e rëndë, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Zjarret në vend, Demiraj: Situata është shumë e

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka cilësuar shumë të rëndë situatën e zjarreve në vend dhe kërkon që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas Demirajt nëse do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme situata mund të menaxhohet më mirë, sepse do të alokohen më shumë fonde, më shumë forca dhe do të ketë përfshirje më të madhe të strukturave qeveritare, por kjo është në dorë të kryeministrit.

“Kjo është në dorën e kryeministrit, por unë mendoj se situata është shumë e rëndë dhe vetëm sot kemi pasur 25 vatra zjarri, kryesisht në Vlorë, Elbasan, Dibër dhe në Tiranë. Sidomos situata këtu në Elbasan është shumë e rëndë. I gjithë pylli po merr flakë, kemi një mangësi të theksuar të mjeteve. Sapo i kam kërkuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të sjellë edhe dy zjarrfikëse shtesë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të shtojë masat përtej angazhimeve të jashtëzakonshme që ka për kanabisin e për problemet e tjera, të kushtojë më tepër vëmendje në drejtim të emergjencave civile, në mënyrë që të kapen e të dënohen autorët, pasi jemi në një cënim në një nga pjesët kryesore, që përbën edhe cënim të sigurisë kombëtare: të djegies e shkatërrimit të pronave, të pasurisë publike.

Do të na duhen edhe 50 vite që ta rregullojmë sërish këtë pyll, apo pyjet e tjera shqiptare. Padyshim që kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme” tha Demiraj për “Top Channel”.

Të fundit