Flash News

KRYESORE

Zjarret në vend, Vasili: Kryeministri të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Zjarret në vend, Vasili: Kryeministri të shpallë gjendjen e

Grupi parlamentar i LSI vijon të ngre shqetësimin për situatën e zjarreve në vend. Pas deputetes Kejdi Mehmetaj, është kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili nëpërmjet një statusi në facebook i kërkon kreut të qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Duke i drejtuar disa pyetje kryeminstrit, qeverisë  dhe shtabit të emergjencave civile, Vasili e mbyll me didaktikën e pyetjes së Migjenit “Deri kur kështu ma”?

Statusi i plotë:

Situatë e jashtëzakonshme, Shqipëria në flakë.

Zjarre të frikshme që po asgjesojnë pasuri natyrore dhe prona të qytetarëve.

Aleanca e kryeministrit me qytetarët thjesht një demagogji mizore, hipokrite, frikacake.

  1. Ku është qeveria?

    2. Pse nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme?

    3. Ku është shtabi qeveritar i emergjencës?

    4. Ku është shteti që, në këto ditë të rënda, duhej të ishte i gjithi në këmbë?

Apo le të digjet vendi dhe pastaj vjen kryeministri për ngushëllim dhe qan me kujë?

Shqipëria digjet, kryeministri krihet.

"Deri kur kështu ma?", thoshte Migjeni i madh.

Të fundit