Flash News

KRYESORE

Zjarret ‘përpinë’ Shqipërinë, përmendet 'Mbrojtja'; zbret në terren ushtrinë, rreth 200 efektivë të FA në luftë me flakët

Zjarret ‘përpinë’ Shqipërinë, përmendet

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar përsa i përket situatës së krijuar nga zjarret ditët e fundit në vend. Ministrja Olta Xhaçka bën me dije se rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjarri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka bën me dije se FA janë angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë zjarrfikëseve dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi, por beteja nuk duhet të jetë vetëm e tyre.

“Çdo qytetar, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor  ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë”, tha Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes njofton se deri më tani 10 vatra mbeten aktive, por nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.

Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre. Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim.

Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhejanë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari.

Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.

Postimi i plotë:

Zjarret masive që kanë goditur pyjet e kullotat ditët e fundit kanë marrë përgjigjen tonë të menjëhershme. 200 djem e vajza të Forcës së Armatosur të angazhuar në Seman, Shkodër, Lezhë etj po japin maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë me çdo mundësi, çdo burim, aset e mjet që kemi.

Por kjo nuk mund të jetë vetëm beteja e FA! Kjo duhet të jetë beteja e të gjithëve ne, e çdo qytetari, e mbi të gjitha e çdo strukture të pushtetit vendor që ligji e ngarkon me përgjegjësi për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. 🇦🇱

Të fundit