Flash News

KRYESORE

Zjarret, Vasili-Ramës: Kryeministër turist, nuk të dhemb që vendi digjet

Zjarret, Vasili-Ramës: Kryeministër turist, nuk të dhemb që

Lëvisja Socialiste për Integrim e ka vënë tashmë në qendër të sulmeve të saj kryeminstrin Edi Rama, sa i përket situatës së krijuar nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë mbërthyer vendin.

Është sërish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili nëpërmjet një statusi në facebook, kritikon ashpër qëndrimin e kreut të qeverisë ndaj situatës së krijuar dhe mos shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërkohë kujton se shteti fqinj, Maqedonia e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme sepse ata e duan vendin e tyre, ndërsa kryeminstrin Rama e quan si turistë që vjen e shkon dhe Shqipërinë e lë të digjet.

Statusi i plotë:

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.

Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.

E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë:

Shqipërinë të djegur të tjerat....do t'i marrë sigurisht me vete dhe për vete....

Të fundit