Flash News

KRYESORE

'Zjarrfikës' amerikanë për zgjedhjet: Hoyt Brian Yee i DASH dhe një dërgatë kongresmenësh 'kryqëzohen' në Tiranë

'Zjarrfikës' amerikanë për zgjedhjet: Hoyt Brian Yee i

Zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, mbërrin në Tiranë javën që vjen në një përpjekje të fundit, me sa duket, për të mundësuar dialog mes palëve dhe për të shpëtuar zgjedhjet e 18 qershorit, të cilat mund të kthehen thjesht në votime.

Yee, sipas burimeve të Politiko.al, do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe shefin e opozitës, Lulzim Basha. Një dërgatë tjetër kongresionale do të mbërrijë në Tiranë pak para zv. sekretarit të DASH, duke 'kryqëzuar' kështu në Shqipëri dy pushtetet, Kongresin e dominuar nga Republikanët dhe Shtëpinë e Bardhë me një emërim të Trumpit në krye të tij, por ende me administratën e vjetër të erës së presidentit Obama.

Shenja e mirë është se, nëse Rama shfaqet 'i dorëzuar' para faktit të zgjedhjeve pa opozitën, amerikanët me sa duket, nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet.

Të fundit