Flash News

KRYESORE

Zjarrfikësi “dixhital” sms Berishës: Rama premtoi rritje rroge, e uli. Tani na hoqi edhe orët e natës...

Zjarrfikësi “dixhital” sms Berishës: Rama premtoi rritje

Në valën e të nxehtit, një zjarrfikës “dixhital” i është ankuar ish-kryeministrit Berisha përmes një sms-je, ku i ankohet se kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk ua ka rritur rrogat, por u ka hequr edhe orët e natës.

Ja mesazhi i zjarrfikësit, qe duket se është shkruar me inat e zemërim dhe me mjaft gabime, mesazhi  që i nisi ish-kryeministrit Berisha:

“Dr, te uroj shendet. po ju shkruaj per te disaten here nga zjarrfiksia. ca behet kshu o, me kte qeveri? tha ngritje rroge, u be ulje. mir kjo po na hoqen dhe oret e nates, mo vella. per cilen arsye ndodh kjo? mir qe na paguanin 20mij lek te vjetra per 8sherbime 250 ore nate ne dite. pagesa me qesharake, por cudia eshte se dhe ate na i hoqen fare. arsya e din horrat, punojm nkushte mjerimi, fleme ne kushte mjerimi, hame ne kushte mjerimi, pa pik kushti. arsya ska koh zoteria te hedhe syt nga ne pse kshu ky buzeplasur per vota qr i qasur bente te dashur e me premtime. pres reagim zoti sali te pershendesim”.

Të fundit