Flash News

KRYESORE

Zjarri i madh në një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në Tiranë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Mëzes.

Raportohet se disa makina zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ka dhënë njoftimet e para sa i takon ngjarjes dhe për të neutralizuar flakët është kërkuar ndihma e ushtrisë.

Njoftimi i policisë

Me datë 22.04.2018,  rreth orës 10:00, në Kashar,  në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Të fundit