Flash News

KRYESORE

Zjarri në çerdhe, drejtoresh jep qëndrim tjetër, ‘përplaset’ me policinë

Zjarri në çerdhe, drejtoresh jep qëndrim tjetër,

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm për një zjarr të rënë në çerdhen numër 14 në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ndodhi në orën 04:57 në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Lajmi, përfshi njoftimin e policisë u shpërnda në të gjitha portalet. Por pak pas këtij lajmi, para mediave u shfaq drejtoresha e çerdhes e cila tha se ka pasur një dezinformim pasi zjarri ka rënë në një godinë ngjitur me çerdhen por jo në çerdhe.

Ka një disinformim për një ngjarje që ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes, dhe jo në godinën e çerdhes. Aktiviteti vazhdon normal dhe konform paramterave. Sa i takon ngjarjes është një ngjarje në hetim, ka aludime të ndryshme, presim që të shprehen ekspertët, por nuk ndikon në shërbimin që ne ofrojmë. Sa i përket sigurisë së elemtëve të shërbimit dhe në rastin konkret bombolave të gazit, ato janë çertifikatë sigurie, janë të kolauduara dhe nuk ka pasur shpërthim bombole dhe as flakë në godinë. Megjitatë presim përfundimin e hetimit. Çerdhja është hapur normalisht në orën 06:30, stafi ka ardhur në orën 06:30, ne kemi qenë herët në ngjarje, ka ardhur policia. Zona nuk  ka perimetër sigurie, që do të thotë ngjarja nuk ka ato përmasa që flitet. Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet”, u shpreh drejtoresha e çerdhes.

Ndryshe nga ky qëndrim i drejtoreshës, policia në njoftimin e saj tha se godina ku ra zjarr është pjesë e godinës së çerdhes. Madje ndryshe nga drejtoresha e cila tha se bomblat e gazit janë me certifikatë sigurie, të kolauduara dhe nuk kanë shpërthyer, policia tha se dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit të një bomble.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi

Nuk dihet nëse policia është nxituar me njoftimin e saj apo drejtoresha e çerdhes po dezinformon për të shpëtuar përgjegjësit e ngjarjes. Por ajo që është lehtësisht e evidentueshme është qëndrimi i ndryshëm që po shprehin të dyja palët.

 

Të fundit