All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zjarri në çerdhe, këshilltari i PD paralajmëron Veliajn: Boll me gjuetinë e shtrigave, merr masa t'mos kemi tragjedi

Zjarri në çerdhe, këshilltari i PD paralajmëron Veliajn:
All - Paragraf - 1

Një çerdhe në zonën e “Ali Demit” në Tiranë u përfshi nga flakët dhe si shkak dyshohet se është bërë shpërthimi i bombolave të gazit.

All - Paragraf - 3

Fatmirësisht, ngjarja ka ndodhur pas orës 04.00 të mëngjesit dhe ka patur vetëm dëme materiale. Kjo ngjarje ka hapur debat për kushtet e sigurisë në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës.

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli në një status në rrjetet sociale i tërheq vëmendjen kryebashkiakut, Erion Veliaj për të verifikuar kushtet e sigurisë.

Statusi i plotë:

Ngjarja e rëndë e ndodhur në çerdhe sot, është një kambanë alarmi për elementët e sigurisë ne godinat publike e sidomos ato arsimore.

Falë zotit nuk pati asnjë humbje apo lëndim në njerëz, por kjo vetëm falë Zotit. Kërkoj publikisht që nga Inspektorati Shtetëror dhe Prokuroria të fillojnë hetime te detajuara për të përcaktuar së pari shkaqet e pastaj autoritete përgjegjëse.

Duhet informuar me transparencë maksimale opinioni publik dhe të fillojnë kontrolle nga ekspertë të pavarura në të gjitha institucionet publike që përdorin sisteme të ngjashme pasi babëzia, pafytyrësia dhe papërgjegjshmëria mund të shkaktojnë tragjedi të rënda!

Nuk ka nevojë të jesh ekspert për të konstatuar se në rastin në fjalë mungonte sistemi alarmit që sinjalizon rrjedhjen e gazit, sisteme që duhet të jenë të detyruara me ligj të vendosen.

Veliaj boll me shfaqjet Lejfeniste, por ngrihu të paktën një herë në nivelin e përgjegjshmërisë ndaj besimit që u grabite qytetarëve dhe merr masat që të mos kemi tragjedi. Boll me gjuetinë shterpë të shtrigave ndaj shitësve ambulantë e tiranisë së gjobave donkishoteske dhe përdori astet njerëzore e financiare në shërbim të qytetarëve që janë punëdhënësit e tu e jo për ndëshkim kriminal.

Falë Zotit dhe vetëm falë tij, sot jemi vetëm në gjendje alarmi dhe shqetësimi absolut, por nesër mund të jetë vonë!

Të fundit