Flash News

KRYESORE

Zjarri në Fushë Krujë? Flet banori: Si i nxorra nga banesa fëmijët e asfiksuar

Zjarri në Fushë Krujë? Flet banori: Si i nxorra nga banesa

Një banor i Fushë Krujës ka treguar se si ka bërë të mundur nxjerrjen në gjendje kritike për jetën të 4 fëmijëve, të cilët ndodheshin në banesën që u përfshi nga flakët.

Banori tha se ka qenë rreth orës 7.00 të mëngjesit kur kishte parë që nga kati i tretë i godinës po dilte tym.

“U ngjita në katin e tretë dhe pashë 4 fëmijë të shtrirë. I mora fëmijët dhe i nxorra jashtë të asfiksuar”, ka thënë banori për News 24.

Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.

Si pasojë e zjarrit, kati i tretë i banesës u dogj plotësisht.

Të fundit