Flash News

KRYESORE

Zjarri në malin e Dajtit, flet kreu i Emergjencave Civile: Situata nën kontroll

Zjarri në malin e Dajtit, flet kreu i Emergjencave Civile: Situata nën

Një sipërfaqe e madhe pyjore në malin e Dajtit është përfshirë nga zjarri pasditen e së martës, ndërsa për shkak të terrenit të thyer malor është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi bëri të ditur për mediat se “situata është nën kontroll, ndërsa për fikjen e zjarrit janë angazhuar 60 forca të Gardës së Republikës”.

Sipas tij, “në aksionin për fikjen e zjarrit po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter dhe po shkojnë edhe forca nga Emergjencat Civile”.

Zjarri në malin e Dajtit, tha Prençi, përfshiu një masiv pyjor shumë afër një objekti të rëndësisë së veçantë, ndaj situata po ndiqet në vazhdimësi.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shkaktuar disa vatra zjarri në gjithë territorin e vendit, gjatë 24 orëve të fundit.

Të fundit