Flash News

KRYESORE

Zjarri në ‘Notre Dame’, reagon presidenti Macron: E trishtueshme të shohësh ‘Zonjën e Parisit’ në flakë

Zjarri në ‘Notre Dame’, reagon presidenti Macron: E

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë katedralen ‘Notre Dame’ në Paris.

“Zonja jonë e Parisit në flakë. Emocionet e një kombi të tërë. Mendimet shkojnë për katolikët dhe të gjithë francezët. Si të gjithë bashkëkombasit, jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën të digjet”, shkruan Macron.

Anne Hidalgo, kryebashkiake e Parisit, ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë perimetrin e sigurisë.

“Një zjarr i tmerrshëm në katedralen Notre Dame në Paris. Brigada e zjarrfikësve po përpiqen të kontrollojnë flakët. Ftoj të gjithë të respektojnë perimetrin e sigurisë”, shkruan Hidalgo.

Për dëmin që po i shkakton zjarri një prej katedraleve më të famshme në botë kanë reaguar kryebashkiaku i Londrës dhe zyrtarë të lartë britanikë, të cilët shprehen të trishtuar për ngjarjen.

Aktualisht, zjarrfikësit po përballen me flakët dhe ende nuk mund të thuhet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në katedrale, e cila ishte duke iu nënshtruar restaurimit.

Shkrumbohet katedralja Notre Dame, Trump u jep mend francezëve si të shuajnë flakët

Të fundit