Flash News

KRYESORE

Zjarri në Priskë, Veliaj ironizon Metën: Kritikon punën e zjarrfikësve mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze

Zjarri në Priskë të Tiranës, i cili mbrëmjen e djeshme alarmoi banorët e zonës pasi rrezikoheshin banesat, është vënë nën kontroll dhe është bërë e mundur fikja e tij.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ironizon dhe presidentin Ilir Meta, i cili tha se "është e pajustifikueshme për strukturat e Shërbimit Zjarrfikës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që prej orësh nuk kanë angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave dhe për këtë krim të rëndë mjedisor duhet të mbahet përgjegjësi ligjore!"

Kryebashkiaku shkruan në Twitter se "politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze".

Postimi i plotë:

Falemnderit 60 Zjarrfikesve heronj!Teksa politikanet qe veç kane ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punen e tyre mes birrave ne pushim te ndeshjeve skoceze, heronjte e Zjarrfikeses Bashkia Tiranë e gdhine ne Priske ne terren te thepisur duke shmangur rrezikun per banoret!

 

Të fundit