Flash News

KRYESORE

Zjarri në Spitalin e Durrësit, reagon policia: 5 pacientë u dërguan në Tiranë nga asfiksia

Zjarri në Spitalin e Durrësit, reagon policia: 5 pacientë u

Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, ku spitali i qytetit bregdetar u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, në orën 00:25, në repartin e ortopedisë në spitalin e Durrësit, ka rënë zjarr, i cili ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, nga zjarri janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

Të fundit